Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për mësim klasor në Shkollën Fillore Loyola, zëvendësim për pushimin e lehonisë.

Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:
Certifikata të trajnimeve;
Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 14.12.2023 deri më 22.12.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në:

[email protected]

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose
telefononi në nr. +383 44 827 909.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit