Shoferi i veturës që goditi për vdekje 5 vjeçarin në Lubizhdë të Hasit është 17 vjeç

Fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë dje në Lubizhdë të Hasit.

Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeç, raporton Gazeta Express.

Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rregullat e trafikut. /Gazeta Express/

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit