13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Janë shpallur të pafajshëm Arbisjon Kotorri dhe Besim Gashi, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Lavdim Bajraktari, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, u udhëzua në kontest të rregullt civil.

Kurse sipas gjykatësit Bajraktari, shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shtator 2017, Arbisjon Kotorri dhe Besim Gashi akuzohen se më 29 prill 2017, në orë të pavërtetuar, në shtëpinë e të dëmtuarës Sevdije Berisha në Suharekë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, derisa ishin duke punuar si moler në shtëpinë e të dëmtuarës, të akuzuarit kishin marrë një pesëlirësh me vlerë prej 1,200 euro, një zingjir në vlerë prej 1,100 euro, zingjir me varëse “Versace” me vlerë prej 300 euro, dy unaza të arit në vlerë prej 500 euro, një unazë në formë ure në vlerë prej 220 euro dhe një zingjir dore në vlerë prej 180 euro, të gjitha këto në total prej 3,500 euro, me çka të dëmtuarës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Andaj, me këto veprime të lartcekurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella...

Lajmet e Fundit