Shpërndahen 17 laptopët për nxënës të Komunës së Malishevë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, sot i ka shpërndarë 17 laptopët e ndarë nga Ministria e Arsimit për Komunën e Malishevës, të cilët ditë më parë i kishte dhuruar “Elkos Group-ETC”, për nxënës, në nevojë, për realizimin e mësimit në distancë.

Këta laptop, sot i kanë shpërndarë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët, pasi i uruan prindërit e nxënësve, kërkuan nga ta që laptopët të përdoren për qëllimin për çfarë janë dhuruar.

Në njoftimin për media thuhet se për përzgjedhjen e 17 nxënësve përfitues të laptopëve, sipas drejtorit Thaçi, janë përdor tri kritere bazë, duke filluar nga familjet që kanë më shumë nxënës në shkollë, familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, si dhe nxënës të shkëlqyeshëm.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit