12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Shpërndahen vërtetimet e para të sponsorizimit në fushën e sportit

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , është organizuar ceremonia e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit.

Pas miratimit të akteve normative për sponsorizim, ku sipas tyre parashihen lehtësime tatimore për ato biznese që sponsorizojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për herë të parë MKRS-ja lëshon vërtetime për klubet sportive.

Ministri Kujtim Gashi në takimin me përfituesit e sponzorizimeve ka theksuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin në këtë fushë dhe do të shqyrtoj me kohë dhe përpikëri çdo kërkesë që paraqitet, në mënyrë që sponsorizuesit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit të përfitojnë nga beneficionet që i ofron Ligji  për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kjo ministri, përkatësisht komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë shyqrtuat kërkesat e para për vërtetim të sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit me ç’rast kanë përgatitur 5 vërtetime në fushën e sportit, të cilat vërtetime sot ju ndanë përfaqësuesve të klubeve sportive nga ana e Ministrit të Sportit Kujtim Gashi.

Deri më tani Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë trajtuar shtatë kërkesa. Kërkesat në fjalë  kanë qenë kryesisht nga Departamenti i Sportit, dhe  një  kërkesë nga Departamenti i Rinisë. Nga kërkesat e arritura për shqyrtim 5 nga to i kanë plotësuar kushtet për marrjen e vërtetimit në pajtim me ligjin dhe rregulloren që e rregullojnë këtë fushë, ndërsa dy janë në fazën e kompletimit të dokumentacionit.

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit