10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Sh’pia e madhe

Ragip SYLAJ

Ajo është ama e dashurisë
Dhe e mylkut

Në myjën e dimrit
Është zjarri

Në kulmin e vapës
Është flladi

Aty është djepi i legjendave përrallave
I vajeve dhe i këngëve

Aty përkunden vdekja dhe jeta

Fuqia e ëndrrave harbon pranverën
Griha e vuajtjeve mpreh mendimin

Zanat plot dalldi hyjnë e dalin
Për Shën Gjergj e për Bajram

Mbi të fryjnë erëra mallkimi
Por nga brendia e ruan Ora e saj –
Perëndia e shtëpisë

Ajo i jep bukë të panjohurit
Të përndjekurin e merr në mbrojtje

Kur mbetet shtatzënë me engjëj
Sh’pia e madhe vjetrohet
Pjell shtëpitë e reja

Gjella jonë këndon
Në hatulla, n’tavan e n’kulm

Sh’pia me zemër të madhe

(2017)

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit