Shqipëria ngre grup pune për mbështetjen e fëmijëve ukrainas të ardhur nga lufta

Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar sot ngritjen e një grupi pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës.

Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Arsimit do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre, Kushi ka thënë në një postim në Facebook pas takimit me Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

“Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor”, ka theksuar ministrja.

Nuk ka ende shifra zyrtare të numrit të fëmijëve ukrainas në Shqipëri. Ndërkohë që disa javë më parë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur se në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina. /Telegrafi/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit