13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shqipëria do të ndahet si Irlanda

harta e shqiperiseAnëtarët e Komisionit për reformën Administrativo-Territoriale do të mbikëqyrin nga dy qarqe për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen me grupet e interesit. Ky është propozimi që ka dhënë kryetari i Komisionit për reformës administrativo- territoriale Bashkim Fino, në mbledhjen e djeshme. Pas caktimit të qarqeve që do të ndjekin anëtarët e Komisionit, Fino, i ka dhënë fjalën ministrit Bledi Çuçi, i cili ka treguar afërsinë që ka Irlanda me Shqipërinë në ndarjen e bashkive. Sistemi i ndarjes territoriale të Irlandës tha ai, është identike me atë që ka propozuar mazhoranca.

“Në Irlandë kam vizituar disa qyteteve dhe nga takimet që kemi pasur me ministrin e Pushtetit vendor në Irlandë dhe kryeministrin e Irlandës dhe nga ajo që na prezantuan pamë se sa radikale ka qenë reforma sa i përket numrave të komunave”, tha Çuçi.

Irlanda ka 31 bashki

Irlanda vetëm para një muaji ka bërë zgjedhjet vendore me 31 bashki. “Një shtet me 5 milionë banorë, me rreth dyfishin e sipërfaqes së Shqipërisë ka vetëm 31 bashki. Irlanda ka pasur afërsisht një sistem që kemi pasur ne para 1998”, saktësoi ministri. Më tej, ai tha se Irlanda ka pasur një sistem me bashki dhe këshilla rrethesh. “Ata nuk bën gjë tjetër vetëm se u kthyen te rrethi dhe i sheshuan të gjitha nivelet e bashkive dhe i gjithë territori Irlandez organizohet në bazë të sistemit të rretheve”, nënvizon Çuçi. Përmes një reforme, tha ai, ata në fillim bënë 36 rrethe dhe pastaj i shkrirë në 31 bashki. “Edhe ne kemi pak a shumë këtë lloj ndarje”, shpjegon ai, duke shtuar, se ka një ngjashmëri edhe sa i përket organizimit dhe traditës së organizimit të qeverisjes vendore.

Organizimi i reformën së Irlandës

Ministri Çuçi tha se gjatë vizitës me krerët më të lartë të Irlandës me implementimin në praktikë të reformës. Reforma që ata kishin bërë me shërbimet e qeverisjes vendore dhe kryesisht me shërbimin e ujit të pijshëm ishte fantastike, sipas tij ishte për tu vlerësuar. “Atje ka një specifik, pasi uji i pijshëm ishte falas për konsumatorin, por jo për biznesin. Kishin ndërmarrë reforma që të fusnin taksë për ujin e pijshëm dhe ishte në proces. Për të krijuar shpërndarjen e ujit të pijshëm Irlanda kishte krijuar një ent në Dublin, i cili menaxhonte të gjithë sistemet në njësitë vendore. Një sistem qendror që përgjigjej për prodhimin ujit pastaj varej nga bashkitë”, tha ministri. Çuçi theksoi se realiteti i Shqipërisë pak a shumë ngjan me atë të Irlandës dhe për këtë ai sugjeroi që kjo të përshtatej edhe te ne. “Pas asaj që pashë në Dublin, tashmë ndjehemi më të sigurt për reformën që po ndërmarrim dhe për variantet që kemi zgjedhur”, u shpreh ministri para anëtarëve të Komisionit.

Transparenca dhe avantazhe e reformës

Pas prezantimit të ngashmërive të reformës së Irlandës me atë të propozuar nga mazhoranca, ministri Çuçi tha se kemi ndjekur nga afër të gjithë grupet në rrethe. “Për ne marrja e opinioneve ka qenë e rëndësishme për të krijuar një panoramë nga shumë dimensione. Kemi marrë mendime nga të zgjedhurit vendor, nga kryetarët dhe nga këshillat përkatës. Po ashtu nëpërmjet takimeve të hapura nëpër të gjitha bashkitë apo sipas projektit zona funksionale. Po organizojmë një sondazh, për të marrë mendim të drejtpërdrejt nga njerëzit, sondazhi është më i madhi i realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Është një kampion prej 16 mijë të intervistuar, më i madhi ka qenë deri më sot 12 mijë, me një marzh gabime me pak se dy përqind. Me një metodologji shumë moderne”, sqaroi ministri i Pushteit Vendor. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, përshëndeti propozimin e draftit që bëri PDIU me anë të përfaqësuesit të tyre Ardit Bido. “Do të analizojmë me hollësi draftin e propozuar prej jush dhe do të kthejmë përgjigje në takimin e së martës”, tha ai. Bido në fjalën e tij propozoi që të rriten komunat në Jugë të vendit. Lidhur me këto propozime, Fino tha se do shihet me vëmendje draft-propozimi, ndërsa u shpreh kundër disa kërkesave.

“Nuk bie dakord me disa kërkesa tuajat. Për të ndarë disa fshatra për t’i bashkuar me ca të tjera. Megjithatë ne do e shikojmë me vëmendje draft-propozimin tuaj dhe do dalim në një konkluzion. Ndarja e zonave minoritare në fakt është e vërtetë, nuk i plotëson kushtet. Por kemi bërë një lloj përjashtimi. Siç bëmë me komunën Pustec në Pogradec”, tha Fino. Në mbledhjen e djeshme u mësuar se ligji për decentralizimin do të jetë i gatshëm në vjeshtë, ndërsa reforma territoriale do të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar, në fund të korrikut.

PDIU: Në jug të vendit të rriten komunat

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit ka prezantuar draftin e PDIU-së, Ardit Bido. Ai është shprehur pro krijimit të njësive funksionale, për ndarjen me 60 deri në 70 njësi vendore, siç është edhe në vendet e rajonit. Bido është ndalur konkretisht tek komunat në jug të vendit, duke sjellë edhe disa propozime. “Ne jemi për krijimin e njësive funksionale. Në këndvështrimin tonë ne duam të mundësojmë bashkëpunim kombëtar. Ne jemi për 60 deri në 70 njësi vendore, siç i kanë edhe vendet e rajonit. Modeli kosovar është i suksesshëm dhe ne jemi që të shikohet.

Problem për ne janë komunat minoritare në jug. Ne kemi shqetësimin për funksionalitetin e komunave të tjera në jug. Ne kemi problem që janë bashkuar me Sarandën. Bashkia e Konispolit apo të Markatës, që janë çame. Xara, Konispoli dhe Markata të bashkohen në një bashki. S’kanë arsye pse të bashkohen me Sarandën. Kundërshtojmë ndarjen e Delvinës, pasi e kthen në disfunksionale. Janë disa fshatra që s’janë më minoritare. Dhe s’kanë pse të bashkohen me komunat minoritare, por të bashkohen me Konispolin. S’ka arsye që të jenë pjesë e komunave greke”, tha Bido. (shekulli.com.al)

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit