9.6 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Shtëpia Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, për gjynah(Foto)

shtepia Uke butuqi suharekËshtë ndoshta nga objektet që ka një nga muralet më të bukura në fasadën e saj. Ka një valltar autokton shqiptar me mustaqe dhe me veshje kosovare që ngjanë shumë me valltarin e madh shqiptar Rexhep Çeliku.

Shumë nga njerëzit ende e quajnë “Bioskop” duke e imagjinuar kohën kur janë veshur dhe janë përgatitur enkas që të shkojnë e të shikojnë filma, shfaqje e besa dikur edhe trupa akrobatësh të cirkut. Ky është objekti i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Në fillimet e saj tregohet që ka qenë një hambar drithi ku politikat e atëhershme komuniste e kanë quajtur kooperativa bujqësore. Më vonë është modifikuar dhe ka kryer funksione të ndryshme. Në objektin e sotëm mungon një pjesë që ka qenë e ngjitur me të ku ka funksionuar Biblioteka e Qytetit dhe ca zyre tjera administrative. Në atë pjesë të objektit që sot nuk ekziston është mbajtur edhe mësim ngaqë me hapjen e gjimnazit në Suharekë nuk ka pasur hapsira të mjaftueshme për mbajtjen e mësimit. Ajo pjesë pas luftës është djegur nga persona që ende nuk dihen se kush kanë qenë. Me djegien e asaj pjese e kanë pësuar edhe shumë libra të bibliotekës.

20140827_160947-e1409513142676-768x1024

Tash e më shumë se një vit edhe grevistët e “Ballkan”-it e shfrytëzojnë oborrin e shtëpisë së kulturës për vendosjen e tendave grevore, njashtu përdorin ambientet e hollit të saj për të pirë çaj dhe nxehje gjatë kohës së ftohtë.

Tash e sa vjet janë ndërruar edhe pushtete kryetarësh, drejtorësh e zyrtarësh por objekti i Shtëpisë së Kulturës është ai i moqmi. Tani me shumë vite mbi supe dhe mjaft shumë i lodhur. Gjendja brenda objektit është për të të ardhur keq. Mure të zhveshura, zhveshtore e prapaskenë e rraskapitur, perde që nuk funksionojnë në mekanizmin e moqëm që gjendet në dhomën e suflerit(përkujtuesi i teksteve gjatë shfaqjes) që njashtu ëshë në gjendje katastrofale. Në radhët e fundit të karrikave vërehen disa prej tyre të dëmtuara. WC-të janë të lëna pas dore dhe mund të shihet gjendja e tyre pa ndonjë problem./therandapost/

20140827_160850-1024x768

Më Shumë

Kitaristi legjendar, Eric Clapton njofton turin muzikor në Gjermani

Kitaristi legjendar,  Eric Clapton ka njoftuar se do të performojë në tre koncerte në Gjermani. Turneu do të nisë në Manheim më 13 maj, duke...

Sonte promovohen dy libra në Prizren

Librat  “Materiale nga etnokultura e Opojës” i autorit Xhafer Kabashi dhe “Lirika popullore e Opojës” i Dr. Yriet Berisha promovohen sonte në Prizren. Promovimi organizohet...

Lajmet e Fundit