9.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Shuhen tre anëtarë të familjes Sope nga Zhuri, veç këtë vit 11 të vdekur në komunikacion

Tre anëtarë të familjes Sope nga fashti Zhur i Prizrenit kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mesditës së djeshme, në aksin rrugor Prizren- Zhur. Babai Ramiz Sope 50 vjeç bashkë me dy djemt e tij Behar Sope 24 vjeç dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje me një kamion për pastrimin e borës.

Deri më tani dyshimet e para të prokurorisë thonë se aksidenti është shkaktuar nga vetura e viktimave. Vetëm në shkurt të këtij viti jetën në komunikacion e kanë humbur katër persona, e në janar shtatë persona. Për dy muaj numri i të vdekurve në komunikacion ka shkuar në njëmbëdhjetë persona të vdekur, raporton Gazeta Express

Janari dhe shkurti i 2019-ës ka filluar përgjakshëm, përgjatë këtyre dy muajve e kanë humbur jetën 11 persona. Këto detaje i tha policia gjatë ditës së dielë për Gazetën Express.

“Në shkurt 2019 deri tani, kanë ndodhur 2 aksidente fatale me 4 persona të vdekur. Bëhet fjalë për rastin e vdekjes së foshnjës ditë më parë në Prishtinë dhe aksidentin e djeshëm në Zhur ku humbën jetën tre persona”, tha Daut Hoxha nga zyra për imformim në Policinë e Kosovës, për Gazetën Expess.

Për rastin e djeshëm në Zhur ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se ky rast është pikëllues për të gjithë duke u shprehur ngushëllime familjes.

“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndërsa, familja Sope ka njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot. Po ashtu sot në Zhur është edhe ditë zie.

.

Pikërisht dje, policia ka lëshuar një apel ku kërkonte kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.

“Për shkak të vështirësimit të qarkullimit në rrugë Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. Policia e Kosovës thotë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, u tha në apelin e Policisë.

PAMJE NGA AKSIDENTI I DJESHËM NË ZHUR, KËTU.

Përveç aksidenteve me fatalitet në shkurt jetën në komunikacion e kanë humbur edhe disa persona të tjerë në janar.

Viti 2018 do të mbahet mend për vdekjet e shumta në komunikacion. Nuk ka kaluar asnjë muaj i vitit që e kemi lënë prapa e që rrugët e Kosovës të mos laheshin në gjak prej aksidenteve në komunikacion. Vazhdimësi e kësaj po del të jetë edhe fillimi i vitit 2019. Madje numri i aksidenteve fatale është në rritje në krahasim me peridhën e njejtë të vitit të kaluar.

Policia tha se në janar të këtij viti në aksidente humbën jetën shtatë persona, ndërsa në janarin e vitit 2018 jetën e kanë humbur gjashtë persona. Apo, një viktimë më shumë gjatë janarit të këtij viti sesa në janarin e vitit të kaluar.

Në statistikat e policisë dhënë Gazetës Express vetëm në janar të këtij viti lëndime trupore nëpër aksidente kanë marrë 654 persona. Aksidente me dëme materiale janë gjithësej 817, ndërsa në total aksidente me fatalitet me të lënduar dhe me dëme materiale janë 1172.

E për të gjitha kundërvajtjet në trafik, policia ka shqiptuar 29422 gjoba.

Statistika shtesë rreth aksidenteve në trafik gjatë 2018-s:

Bëhet e ditur se 126 persona vdiqën në komunikacion gjatë 12 muajve të vitit 2018,  këtë shifër e tha Policia për Gazetën Express.

“Nga 1 janari 2018 deri më 30 dhjetor kanë ndodhur 97 aksidente fatale me gjithsej 124 persona të vdekur”, tha policia.

Megjithatë, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Më Shumë

Gjysmëfinalet e kthimit: Kush do të sigurojë biletën për finalen e Kupës?

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe...

Policia i shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24-orë

Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 779 tiketa trafiku. Në raportin e policisë thuhet se kanë ndodhur 38 aksidente,...

Lajmet e Fundit