8.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Shumë të rinj aderuan sot në LDK-në e Prizrenit

Shumë të rinj janë bërë sot pjesë të LDK-së në Prizren.

Ata janë mirëpritur nga kryetari i degës, Anton Quni.

“Është kënaqësi me ju pa entuziastë, me energji, shpresë dhe optimizëm”, tha Quni.

“ Anëtarësimi i juaja i sotëm për ne është një energji shtesë.Degës po i jepni krah që të jemi më të fuqishëm dhe të jemi në shërbim të juaj për ta tashmen e juaj dhe për të ardhmen tuaj”.

“Në mesin tuaj shohë ambasador të të gjitha atyre vlerave që i bartim ne si komb dhe si shtet. Mburrem me ju që e keni gjet adresën e duhur dhe të jeni të bindur se do të ju qëndrojmë afër. Unë ju premtoj që do të jem krah për krah me ju dhe të gjitha përgjegjësit do t’i kalojmë te ju”.

May be an image of 1 person dhe tekst

Kandidatja për deputete Afërdira Morina- Biffar, ju ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj.

“Nuk po rritet sepse ajo është gjithmonë e madhe, por po rinohet edhe po fuqizohet”, tha ajo.

“Ku ka rini ka energji ka edhe fuqi, por ku ka edhe moshë të maturuara ka urtësi dhe ka mençuri, e ne i kemi të gjitha”.

Ensar Gështenja, koordinator e i Rinisë së LDK-së në Prizren, duke iu dëshiruar mirëseardhje të rinjve tha se “disa po thonë se rinia po shkon tjetër ku, dhe LDK-ja ka mbetur në moshën e vjetër, por ne nga këtu bëjmë nisjen e mesazhit që LDK -ja po forcohet e po rritet, sepse ne e kemi obligim të mbrojmë amanetin që na la Presidenti Rugova”.

“Do të ua kërkojmë votën sepse mbi ne valon flamuri i LDK-së, e cila është më shumë se parti”, tha ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Lajmet e Fundit