13.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Si do ta bënte europiane Turqinë, z. Atatürk?

Nga: Aurel Plasari

Nuk më duket të ketë rëndësi parësore nëse themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemâl Atatürk, ishte apo jo me prejardhje shqiptare (“de pure race albanaise”), siç e dëshmon për shembull albanologu Richard Busch-Zantner në “Albanien” (1939). Rëndësi paraqet vizioni i tij prej reformatori, i cili ka vlerë modeli edhe për shqiptarët për të marrë vesh se ç’kuptim ka nocioni “reformë” dhe ç’do të thotë “reformim” i një shteti. Nga vepra e biografit të tij autoritar, August Ritter von Kral (“Das Land Kemâl Atatürks”), po përmbledh një listë të reformave në fjalë:

3 mars 1924: Shpallet mbarimi i institucioneve muslimane të Halifatit, të Sheriatit dhe të Vakëfeve brenda kufijve të Republikës Turke;

12 gusht 1925: Ndalohet mbajtja e fesit dhe rekomandohet kapelja europiane;

31 dhjetor 1925: Pranohet dhe hyn në fuqi Kalendari europian;

17 shkurt 1926: Hyn në fuqi Kodi Civil duke u përjashtuar “E Drejta Muslimane” edhe për çështjet familjare e trashëgimore;

24 maj 1928: Zëvendësohen shifrat arabe me shifra europiane;

3 nëntor 1928: Zëvendësohet alfabeti arab me alfabetin latin;

9 nëntor 1928: Miratohet Ligji i laicizimit të shtetit;

31 dhjetor 1928: Hiqet mësimi i arabishtes e i persishtes nga shkollat e mesme;

1931-1935: Organizohet lëvizja kombëtare për pastrimin e gjuhës dhe rishikimin e historisë kombëtare;

21 prill 1934: Reformohet institucioni i “Gjendjes civile” duke i detyruar qytetarët të marrin secili një emër dhe mbiemër për veten dhe për pjesëtarët e familjes;

3 dhjetor 1934: U ndalohet klerikëve – muslimanë, të krishterë dhe hebrej – mbajtja e petkave fetare jashtë vendeve ose veprimtarive fetare;

27 maj 1935: Caktohet e diela ditë pushimi e përjavshme.

 

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Artan Abrashi takohet me elektoratin e Hasit, kërkon besimin për kryetar të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot takime me elektoratin në zonën e Hasit. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Ai u prit me...

Lajmet e Fundit