20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Si është e vërteta e përplasjes mes Sali Berishës dhe Maks Shtraus?

Max+Strauss+lOlz4K59n6Lm-300x200Shqipëria përkujtoi para pak ditësh 30- vjetorin e vizitës së ish- kancelarit të landit bavarez, Franc- Jozef Shtraus.

I ftuar nderi në këtë ceremoni ishte djali i ish- kancelarit, juristi Maks Shtraus.

Në një shkrim të gjatë për Huffington Post Deutschland, gazetarja Renate Flottau hedh dritë edhe mbi një konflikt mes Maks Shtruas dhe ish- kryeministrit Sali Berisha.

Gazetarja thotë se në hotel patën një takim me një delegacion të nivelit C të PD, çka zemëroi pak Shtrausin.

“Së paku ishte shpresuar në praninë e ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili pas dorëheqjes si kryetar partie, vazhdon që të jetë luftarak në Kuvend.

Por nëse i beson gazetës Gazeta Shqiptare, kjo ftohje e ish- kryeministrit ka edhe të tjera arsye: në vitin 2006, Maks Shtraus kishte negociuar në Shqipëri në emër të një kompanie britanike konsulence Berberi& Strauss për të investuar në fushën e hidrocentraleve.

Sipas GSH, Berisha mesa duket pengoi investimin e rëndë prej 200 milionë sterlina.

Pretendohet se Shtraus kishte refuzuar që në këmbim të ndërmjetësonte një vizitë të kancelares Angela Merkel në Shqipëri- që shihej si një shpresë nga Berisha për të shtuar shanset për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Por një i besuar i Shtraus thotë se pas dështimit qëndrojnë ministrat e korruptuar shqiptarë, që i zgjasin ca si shumë duart.

Shtraus nga ana e tij thotë se “shqiptarët nuk kishin një koncept të qëndrueshëm për çështjen e përdorimit të ujit”.

Juristi vuan akoma nga skandalet e shumta që e përndjekin atë në Gjermani që nga viti 1995 dhe që e çuan atë në një depresion të rëndë në vitin 2003, për të cilin pati nevojë për trajtim. Ai hoqi dorë në mënyrë vullnetare nga avokatia. Në vitin 2004 u dënua me gjobë prej 300 mijë euro për inkurajim të mashtrimit,” shkruan Flottau.

Më Shumë

Lajmet e Fundit