8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Sigal Prishtina – Bashkimi, ky është parashikimi i Veselit

Sigal Prishtina e nis sonte betejën për mbrojtjen e titullit të kampionit me ndeshjen e parë të serisë finale të play-off-it me Bashkimin. Basketbollisti i skuadrës kryeqytetase, Alban Veseli, shprehet i matur para ndeshjes së sotme.

“Bëhet fjalë për finale, ku motivi është shumë i madh nga të dyja palët. Do të jetë një luftë e madhe, pasi edhe Bashkimi ka skuadër mjaft cilësore”, ka thënë Veseli për Insporti.com.Megjithatë, ai beson se skuadra e tij do ta fitojë sërish titullin.

“Jam optimist se pas Kupës do të fitojmë edhe titullin. Kemi skuadër të mirë, luajmë gjatë së bashku, kemi përvojë të gjatë dhe besoj se të gjitha këto do të na mjaftojnë për të arritur suksesin që e synojmë”, ka shtuar Veseli. Ndeshja e parë ndërmjet Sigal Prishtinës e Bashkimit zhvillohet sonte në kryeqytet dhe fillon në orën 19:00.

Më Shumë

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Lajmet e Fundit