1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

S’ka marrëveshje Kurti-Këshilli Grevist, greva vazhdon

Përfundoi takimi mes kryeministrit Albin Kurti e Këshillit Grevist.

Rrahman Jasharaj nga Këshilli Grevist tha se takimi ishte përmbajtësor, por nuk ka ndonjë ndryshim.

Ai tha se marrëveshje nuk ka dhe se të dy palët paraqiten qëndrimet e tyre.

Jasharaj tha se në këtë situatë nuk ka arritje, por e mira është se ka filluar dialogu.

Ai tha se beson se kryeministri me stafin e tij, do ta analizojnë situatën.

“Uroj që ky dialog të fillojë por marrëveshje nuk ka”, tha Jasharaj.

Në takim ishin të pranishëm përveç kryeministrit Kurti, edhe ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ai i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Vazhdon takimi Kurti- Këshilli Grevist

(Plotësuar: Ora 09:55) Edhe më tej po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti e Këshillit Grevist, kryesuar nga Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit Grevist.

Takimi që ka nisur rreth orës 08:30, po mbahet në Qeverinë e Kosovës, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për ndërprerjen e grevës në arsim dhe adniministratë publike.

Mediat vazhdojnë të presin mbarimin e takimit për të kuptuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, në orën 11:00, është njoftuar se kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave e Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë një konferencë për media.

Arsyet e kësaj konference nuk janë bërë të ditura.rtklive

Më Shumë

Sot mot i vranët, diku do të bie edhe shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, ndërkaq në disa vende do të ketë edhe reshje shiu. “Do të mbajë mot kryesisht i...

Marrëveshje për themelimin e Qendrës për Kujdesin dhe Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme

Në Prizren është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Qendrës për Kujdesin dhe Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme me bazë në komunitet. Drejtori i  Punë sdhe...

Me sytë nga shorti

Lajmet e Fundit