28.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

S’ka marrëveshje në Bruksel

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenti serb, Vuçiq para mediave tha që kryeministri Kurti nuk e ka pranuar formimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Besoj që do të mund të punojmë në atë që e kemi quajtur zbatim dhe para se gjithash zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë. Unë pres planin e zbatimit sa i përket marrëveshjeve të arritura më parë. Së pari vjen zbatimit dhe pastaj duhet ta shohim, së pari duhet ta kemi hartën. Nuk është arritur asgjë përveç të bisedojmë, si mund të bisedojmë kur ka kundërshtime për formimin e Asociacionit”- tha Vuçiq.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.
Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për një propozim të BE-së për normalizimin e raporteve.Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre qysh në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel, mes përfaqësuesve të BE-së, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në tryezën e këtij takimi është plani evropian, transmeton klankosova.tv.

Në kryeqendrën evropiane po qëndron edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më Shumë

Adifete Shiti: Poezia për mua është zemra që flet në heshtje

Në një botë ku fjala shpesh humbet mes zhurmës, Adifete Shiti e ka zgjedhur poezinë si udhërrëfyes të shpirtit dhe si mjet për të...

Emin Bajrami largohet nga Rahoveci pas tre barazimeve radhazi

Trajneri Emin Bajrami ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i klubit Rahoveci, pas tre ndeshjeve të para të sezonit që përfunduan me barazime,...

Lajmet e Fundit