19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

S’ka vija të kuqe për PDK-në, thotë Haxhi Avdyli i Guxo-s

Deputeti i Guxo-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vijat e kuqe nuk janë të mira në politikë, kështu duke nënkuptuar se nuk ka vija të kuqe për PDK-në, pasi sipas tij, të gjitha janë parti shqiptare.

Por, Avdyli ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxo-n) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind.

Video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

 

“Mendoj që nuk janë të mira vijat e kuqe në politik, prapë së prapë…”, ka thënë Avdyli, teksa ka theksuar se zgjedhjet është mirë të mbahen në vjeshtë e jo në dimër.

“Ne me partnerët e koalicionit me VV-në që kemi një bashkërendim në shumë tema, edhe në këtë drejtim e shpërndarjes së Kuvendit, kemi një dakordim bashkë me VV-në dhe mendon që janë faktorë, sepse ne duhet ta përkrahim shpërndarjen Kuvendit në këtë kohë. Janë edhe çështjet praktike, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit kanë qenë një kohë shumë të ftoftë, si më thënë që është shkurti, janari. Nuk është se nuk mund të bëhen, por fushata njëmujore është e lodhshme, por edhe zgjedhjet në atë periudhë. Ne parapëlqejmë si parti GUXO që zgjedhjet të jenë në vjeshtë, në një kohë të përshtatshme”, ka shtuar Avdyli në një lidhje direkte në “Debat Plus”.

Ai ka shtuar se qeveria nuk duhet të dorëhiqet pasi “nuk ka arsye”, dhe në zgjedhje të parakohshme duhet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Sukseset e kësaj qeverie dhe ministrave tonë në kuadër të qeverisë janë të mëdha dhe veçanërisht në shtrirjen e sovranitetit dhe reformat e ndryshme sektoriale”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Ish-kitaristi i Guns N’ Roses interpreton himnin e Kosovës

Himni i Republikës së Kosovës është interpretuar nga ish-kitaristi i grupit Guns N’Roses, Ron “Bumblefoot” Thal, në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”, në...

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova sonte përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe shënon rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në praninë e një...

Lajmet e Fundit