Skandal seksual në polici

Një oficer policie në Komisariatin e Burrelit ka provokuar nisjen e disa hetimeve të brendshme.

Shkak janë bërë mesazhet e shumta që ai u dërgonte drejtuesve më të lartë, deri edhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke denoncuar aferat seksuale në këtë komisariat.

Pas hetimeve është zbuluar se personi që i dërgonte këto mesazhe është oficeri i policisë, B. Xh.

Numri i tij i telefonit ishte kthyer në makth, raporton Panorama.

“Shefi L.A flirton e punonjësen…”, shkruante ndër të tjera ai.

Këto mesazhe ai ua dërgonte edhe familjarëve të oficerëve të policisë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur procedurat e penalizimit të oficerit që bënte denoncimet, por më pas hetimi është ndërprerë për arsye që nuk dihen.

Vetë oficeri B. Xh. ka marrë një raport mjekësor dhe nuk është paraqitur në punë ditët e fundit.

Ai ka raportuar edhe lidhje të policëve me elementë kriminalë.

Si pasojë e denoncimeve të tij, disa policë janë transferuar.

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit