Radovan Karaxhiq shpallet fajtor, dënohet me 40 vjet burg

Ish lideri politik i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Karaxhiq, është shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte.

Ai është dënuar me burg për 40 vjet.Ky vendim konsiderohet si më i rëndësishmi që nga Procesi i Nurembergut, në vitet 1945-1946, i cili i gjykoi nazistët gjermanë.

Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.

Ish-lideri serbo-boshnjak përballet edhe me akuzën për gjenocid, për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica, kur forcat etnike serbe ekzekutuan pengjet. Karaxhic, që qëndroi në arrati për 13 vjet pasi u akuzua në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën më shumë se 5 mijë civilë.

Më Shumë

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Lajmet e Fundit