6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Skandali në Prokurorinë e Shtetit

Laura-PulaKoordinatorja nacionale kundër korrupsionit, Laura Pula, ka propozuar lirimin e të dënuarit me burgim për korrupsion, Elez Hoxha, vëllai i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimin për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, prokurorja e Shtetit, Pula, ia ka shtruar Gjykatës Supreme të Kosovës më 27 janar të këtij viti.
Është arsyetuar se ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar me 4 vjet burgim për marrje ryshfeti në vlerë mbi 60 mijë euro, “vuan nga tensioni i lartë dhe diabeti”. Qëndrimi edhe më tej në burg i Hoxhës, sipas Pulës, do të paraqiste rrezik për të.
Prokurorja Pula është koordinatore nacionale kundër korrupsionit, në zyrën e kryeprokurorit të Shtetit.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Sylë Hoxha, vëllai i të dënuarit për korrupsion, Elez Hoxha, ushtron detyrën e kryeprokurorit të Shtetit.

Pëlqimin për zbutje të dënimit e ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prizrenit, shef i së cilës është Sylë Hoxha dhe Gjykata Themelore në këtë qytet. Fjalën e fundit pritet ta japë Gjykata Supreme e Kosovës. Vendimin pritet ta marrë javën e ardhshme.

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit