Skema piramidale dhe bixhoz, tre të arrestuar në Suharekë

Tre persona janë arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Suharekë.

Policia ka konfiskuar materiale të ndryshme, gjatë bastisjes së lokaleve.

Komunikata e Policisë së Kosovës

Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil dhe 279.50 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil dhe 283.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 06.12.2019 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil, një laptop dhe 76.85 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit