25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Smajl Latifi nderohet me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”

Në ditën e daljes publike të UÇK-së në Pashtrik, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e të parit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, me ç’rast edhe i ka ndarë medaljen me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Për këtë nderim, kryetari Latifaj e ka falënderuar Haradinajn për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Falënderimi i plotë i Latifit:

Sot, në familjen tonë në Ratkoc, e pritëm për vizitë mikun e çmuar të shtëpisë, gjeneralin e luftës, ish-kryeministrin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më nderoi me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare.

Ramushin e falënderoj për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe kombin shqiptar. E gjithë jeta e tij karakterizohet nga sakrifica të përhershme për ta bërë më të mirë e më të përparuar shoqërinë e kombin tonë. Nuk ndalet as sot, është aktiv, energjik dhe me vullnet të çeliktë për të vepruar kur është në pyetje interesi shtetëror e kombëtar..

Padyshim se në historinë e Kosovës, Ramushi sikurse e gjithë Familja Haradinaj, përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për çlirim nga robëria. Sakrifica sublime e Haradinajve, sikurse e gjithë heronjve dhe dëshmorëve të lirisë, do të nderohet për jetë dhe do të frymëzojë gjeneratat që do të vijnë.

Jam i nderuar dhe i lumtur që rrethanat dhe qëllimet e përbashkëta kombëtare, por edhe idetë tona dhe konceptet e ngjashme politike, bashkuan rrugët tona politike dhe i hapën shteg edhe një miqësie të vlefshme, që unë e çmoj shumë.

Faleminderit që na nderove, Ramush!

Më Shumë

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Emin Bajrami largohet nga Rahoveci pas tre barazimeve radhazi

Trajneri Emin Bajrami ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i klubit Rahoveci, pas tre ndeshjeve të para të sezonit që përfunduan me barazime,...

Lajmet e Fundit