12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Begaj mbajti takimin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2015. Ai, i ka informuar të pranishmit lidhur me aktivitetet e Komunës së Malishevës, gjatë vitit 2015, projektet e realizuara në gjashtë mujorin e parë të vitit, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim e sipër apo në proces të realizimit.

“E di që nevojat janë të mëdha dhe ne po mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Premtoj se do të vazhdojmë të jemi transparent në raport me qytetarët, për punën tonë dhe për investimet që bëjmë. Mundësitë buxhetore janë të kufizuara dhe rrjedhimisht nuk mundemi ti plotësojmë të gjitha nevojat që kemi”, tha mes tjerash Begaj në fjalën e tij.

Më pas, Begaj i prezantoi të gjitha projektet të cilat janë realizuar gjatë këtij viti, apo janë në realizim e sipër, si: mirëmbajtja e rrugëve lokale, ndërtimi i fushave të sportit në Drenoc, Gurbardh, Bellanicë, Tërpezë e ulët, pastaj punim të kanalizimeve, në Stapanicë, Drenoc, Lubizhdë, Pagarushë, si dhe mirëmbajtje të kanalizimeve në disa vendbanime. Trotuare në Astrazup, Turjakë, Bubël-Damanek, Carrallukë-Tërpezë, Bubavec, etj… Investime në bujqësi, përkatësisht 18 serra. Ndërtim të rrugëve lokale në Burim, Shkarashnik, Drenoc, Marali dhe Berishë, ndërsa në proces janë rrugët në Dragobil, Qupevë, Turjakë-Bubël, Kërvasari, Pagarushë, Carrallukë, Llazicë, Marali-Gajrfak, Malishevë, Banjë, Guncat, Mirushë dhe Mirushë-Gurbardh. Renovime të objekteve shkollore dhe infrastrukturës shkollore përcjellëse, në Dragobil, Burim, Pagarushë, Malishevë, Lladroc, Astrazup. Ndërtim të shkollave të reja, ujësjellës nëpër fshatra, furnizim me material ndërtimor për raste sociale dhe projekte tjera. Të gjitha, këto kryetari Begaj i paraqiti edhe me shuma, që të gjitha në total kapin një shumë prej mbi 2 milion euro.

“Ndoshta jo të gjitha këto projekte mund të përfundojnë sipas planifikimit, pasi kufizimet buxhetore, na pengojnë në realizimin e tërësishëm, por shumica dërmuese do të përfundojnë, mirëpo në këtë rast kërkoj nga ana juaj si qytetar, që ti përcillni realizimin e këtyre projekteve, në mënyrë që mos kryhen punimet shkel e shko dhe ndihma e juaj, na ndihmon edhe neve në këtë drejtim, pasi në disa raste punimet nuk kryhen me cilësinë e dëshiruar”, tha Begaj.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e fshatrave të cilët morën fjalën, kanë prezantuar nevojat dhe kërkesat e tyre, sikur edhe kanë dhënë vërejtjet e tyre, sidomos në cilësinë e disa projekteve të realizuara, e ku kanë dominuar problemet në ndërtimin e kanalizimeve, pasi në disa vendbanime, pavarësisht investimeve të mëhershme dhe tani, kanalizimet nuk janë funksionale.

Po ashtu të pranishmit i kanë bërë edhe pyetje kryetarit për çështje të caktuara, dhe për të gjitha pyetjet, vërejtjet dhe sugjerimet, është përgjigjur kryetari Begaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit