10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Sot më shumë raste të reja me COVID-19 se dje, 1 viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë nga COVID-19

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 20 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, 19 persona janë shëruar nga ky virus.

Kështu thuhet në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 107 mijë e 693 persona pozitiv me këtë virus.

Ndërsa, 2 mijë e 254 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

Më Shumë

Lajmet e Fundit