Sot pritet të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00

Oda e Hotelerisë ka njoftuar të hënën se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate.

Deri në këtë orë do të lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.

Ky vendim, sipas kësaj ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë (sot).

Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në organizime që do të mbahen në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

Në mesin e masave që pritet të vendosen sot, do të jetë edhe hapja e klubeve të natës, kështu ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve.

“Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, para pak çastesh zhvilluan një takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Nga ky takim dolëm me informata të caktuara, me ç’rast ju njoftojmë se këtë të mërkure do të ketë lirim të masave AntiCovid, ku do të mundësohet funksionalizimi i Klubeve të Natës”, thuhet në njoftimin e 12 korrikut.

Këto masa do të jenë në fuqi deri më 23 korrik, kur do të bëhet rishikimi i tyre./

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit