19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin lokal për vonesat në dezinsektim të ambientit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka kritikuar pushtetin lokal për vonesat në realizimin e projektit për dezinsektimin e ambientit.

“Qytetarët e Prizrenit janë në hallë nga mushkonjat, mizat e insektet e rrezikshme që shpërndajnë infeksione dhe bartin bakterie të ndryshme”.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:

“Qytetarët e komunës së Prizrenit këtyre ditëve me temperatura ekstreme të larta, jane në hallë me mushkonjat, mizat dhe insektet tjera të rrezikshme që shpërndajnë infeksione dhe bartin bakterie të ndryshme.

Pushteti komunal është treguar komplet i paaftë për tu kujdesur për shëndetin dhe mirëqenjen e qytetarëve prizrenas.

Qysh se kjo qeveri komunale është në pushtet, asnjëherë nuk po arrinë me kohë me e realizu aksionin për DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim), në mënyrë që të parandalohet shfaqja enorme e insekteve, sidomos ditëve e javëve me temperatura të larta kur qytetarët kanë shumë nevojë per ti mbajtur hapur dritaret e shtëpive e banesave të tyre.

Në vend që të angazhohen e punojnë në kët drejtim, zyrtarët komunal dhe vet kryetari Haskuka, gjejnë kohë të sulmojnë shoqërinë civile, opozitën e këdo që dënjon të ankohet apo të kritikon, me të drejtë, neglizhencën, pasivitetin, mosinteresimin dhe dështimin total të tyre për të përmbushur përgjegjësitë e obligimet që u takojnë.
Të dashur qytetar të Prizrenit, shpejtë po afrohet dita kur ju do ta keni mundësinë ti ndëshkoni me votën tuaj këta pushtetar të dështuar.

  • Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, solidarizohet dhe ndan shqetësimin me gjithë ata qytetar që këtyre ditëve po ankohen, me të drejtë, për mohimin e mundësisë për tu ajrosur e freskuar, qoftë në shtëpitë e tyre duke i hapur dritaret, apo nëpër hapësirat publike të gjelbëruara, për shkak se po ua pamundësojnë numri i madh i mushkonjave dhe insekteve të llojllojshme, si rezultat i mos reagimit adekuat komunal”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Lajmet e Fundit