7.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Specialja rrënon kriminelët e pushtetit

Krijimi i Gjykatës Speciale përbën një nga temat më të përfolura të vitit që po lëmë pas. Kjo Gjykatë e thirrur ekskluzivisht për t’i gjykuar pretendimet se drejtues të Ushtrisë Çlirimtare kanë kryer krime në kohën e luftës, ngjalli shumë pakënaqësi dhe debate të ashpra në mes pozitës dhe opozitës.

Disa analistë shpresojnë se Gjykata mund të nxjerrë para drejtësisë edhe figurat e larta të korruptuara. Analisti Isa Mulaj thotë se qëllimi i Speciales është t’i godasë dhe t’i kapë kriminelët e sotëm, pavarësisht se misioni i saj është të merret me hetimin e krimeve të ish UÇK-së para 15 vjetëve.

“Ne e dimë fare mirë se kush e përbën këtë rrjet kriminal. Qëllimi i Gjykatës Speciale është pikërisht t’i godasë dhe t’i kapë kriminelët e sotëm, pavarësisht se misioni i saj i deklaruar është të merret me hetimin e krimeve të ish UÇK-së para 15 vjetëve. Në realitet, njerëzit që e kanë kapur sot shtetin dhe po udhëheqin krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe shtypjen e përgjithshme, janë ata që deri dje, por edhe sot, shiten si “krahu i luftës”, tha Mulaj.

Por, për opozitën, kjo Gjykatë është krejtësisht politike. Anëtari i Kryesisë së “Vetëvendosjes”, Zgjim Hyseni, lidhur me këtë temë, tha se arrestimi i politikanëve të korruptuar gjithsesi që është imperativ i kohës.

“Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë nga asnjë institucion që vjen nga jashtë, siç nuk ka ndodhur nga UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Hyseni, për Kosova Sot.

“Në anën tjetër, siç e dimë, Gjykata Speciale e ka të specifikuar fushëveprimin. Ajo do merret vetëm me dosjet e krimeve të luftës. Efekti kryesor i Gjykatës Speciale do të jetë rritja e shantazhit, rrjedhimisht kontrollit ndërkombëtar tek elita politike e Kosovës”, shtoi ai. /Kosova Sot

Më Shumë

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Lajmet e Fundit