Sulmi i Francës akoma nuk ka fituar besim pasi fazën e grupeve e mbylle me vetëm dy gola, një Kilian Mbape nga penaltia dhe një autogol i mbrojtësit Veber në duelin ndaj Austrisë. Ndërkohë, Belgjika po vuan shumë revoltën e tifozëve të saj që në ndeshjen ndaj Ukrainës e kanë masakruar me kritika ndonëse belgët e siguruan kualifikimin më tej. Deshamps ka dyshime nëse do të rikthejë Grizman si titullar në ndihmë të Kilian Mbape. Dueli Francë-Belgjikë do të luhet këtë të hënë në orën 18:00.
Edhe mbrëmje premton emocione. Portugalia e Ronaldos përballet me Slloveninë. Pas disfatës me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit në grup, tani për luzitanët nuk ka më justifikime dhe në 90 minuta do të vendoset gjithçka.
Ndeshja e fundit që këto dy kombëtare janë përballur më njëra-tjetrën ka qenë një miqësore në mars ku Sllovenia fitojë 2-0, ndërsa Portugalia me trajnerin Roberto Martinez regjistroi humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në krye të luzitanëve që kur mori drejtimin nga tekniku Santos. Ndeshja e së hënës, për Ronaldon vlen jo vetëm për të kaluar në çerekfinale, por për të thelluar dhe më shumë rekorde, ndërsa Portugalia mbetet një ekip pretendent që të fitojë titullin e dyte si Kampion Europe. Dueli Portugali-Slloveni do të nis në orën 21:00.