34.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Shtëpia që shërbeu si shtab i logjistikës së UÇK-së në Landovicë të Prizrenit

Shtëpia e Miradije Bytyçi-Berishës në kohë të luftës u shndërrua në shtab të logjistikës në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Kujtimin e saj e ka të freskët familja e ish luftëtarë.

Ditët e para të marsit të 98-tës hapën dyert për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ajo kohë e deri në përfundim të luftës, në këtë shtëpi në Landovicë të Prizrenit ishte vendosur shtabi i logjistikës në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Ishte Xheladin Berisha, ai që shëndrroi këtë odë në vendstrehim për ushtarët.

“Ka pasë ushtarë që kanë shku për Shqipëri për armatim, janë kthy. Atëherë e kemi bo si vend strehim për shkarkimin e armëve këtë odë. Si strehë, lamje-shpërlamje, bukë. Kanë qenë krejt komandantat, ka qenë Bislim Zyrapi, shef i operativës, o kon Kadri Veseli, kanë qenë edhe shumë tjerë”, ka thënë Xheladin Berisha.

E gjithë kjo u bë me insistimin e nënës së tij, Miradije Bytyçi-Berisha.

Ndërsa fjalët e saj, Xheladini ende i ka të freskëta.

“O kon trimneshë nana. M’thojke gjithmonë ki kujdes që mos t’na ndodhë këtu në odë tonën diçka e keqe”, shprehet ai.

E sa herë bukën e pjekur e nxjerr nga furra, Rukije Berisha kujton mundin dhe sakrificën e Miradijes.

“Lokja shkojke në Prizren, blejke gjana çka u duhshin edhe e kishim bulmetin tonë edhe me qato ju kemi kthy bukën, prejshim pasterrmë. Lokja nonstop rrike me ta, lokja i përcillke, i qitke përjashta, i shtike mrena, e u kanë në lëvizje lokja, rrike natën, s’flejke tanë natën u enke nëpër oborr i kqyrke, këta kaniherë hishin mrena, thojke kuku moj nanë kanë hi mrena, s’o kërkush përjashta. Thojke po kqyri, naj lëvizje, po mirë o kon katuni, s’ka pasë naj spiunazh”, shprehet Rukije Berisha.

Ndërsa para kësaj shtëpie, për ish-ushtarin, Faik Berisha, kishte dhe ditë të rënda.

“Një kujtim më të veçantë e kam me Eshim Gashin, pikërisht në këtë vend me 26 mars 99 është vra gjatë luftimeve. Unë kam qenë me të, së bashku edhe me Selim Morinën edhe me disa shokë tjerë”, thotë ish-ushtari, Faik Berisha.

Për lirinë e Kosovës dhanë jetën dhjetëra banorë të këtij fshati./Tëvë1

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Sot, më vapë se dje, temperatura deri në 36 gradë

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona...

1791 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1791 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit