10.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Spitali i Prizrenit pranon një donacion nga Vjena

Spitali i Përgjithshëm në Prizren” Prim.Dr. Daut Mustafa” të mërkurën ka pranuar një donacion mjekësor nga Vjena. Drejtorit të spitalit, Dr.sc. Afrim Avdaj donacioni  i është dorëzuar ngakonsullja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, znj.   Eva Elisabeth Michlits dhe komandanti iCIMIK-ut të KFOR-it austriak,  Gabelar Otmar.

Konsullja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Eva Elisabeth Michlits  në  dorëzimin edonacionit tha:   ”Dua të   falënderoj të gjithë ata, në veçanti kryetarin e Vienës dhe KFOR-inaustriak, që kanë punuar dhe kanë mundësuar që spitalit të Prizrenit t’i dorëzohet ky donacion.Ndihem shumë mirë dhe jam tepër e lumtur që sot, si përfaqësuese e Ambasadës së Austrisë nëKosovë, jam  pjesë e dorëzimit të këtij donacioni që do të jetë në shërbim të qytetarëve”,-theksoi konsullja  e  Ambasadës   së Austrisë në  Kosovë,    Eva Elisabeth  Michlits,   duke  shprehurgatishmërinë dhe përkushtimin për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj edhe në të ardhmen.

Komandanti  i   CIMUK-ut  të   KFOR-it   austruiak,  Gabelar  Otmar,   gjithashtu  është   shprehur  ientuziazmuar për dorëzimin e donacionit: ”Ne jemi shumë të lumtur që sot,  pas disa takimeve qëkemi pasur me udhëheqësit e spitalit të Prizrenit,  po dorëzojmë këtë donacion mjekësor që do tëjetë në disponim për të mirën e qytetarëve”,- tha oficeri i KFOR-it austriak, Gabelar Otmar,duke falënderuar kryetarin e Vienës,  Bernhard Bouzek, dhe ambasadën e Vienës në Prishtinëqë kanë mundësuar dhurimin e këtij donacioni për spitalin e Prizrenit.Drejtori   i Spitalit të Prizrenit, Dr.sc.Afrim Avdaj, duke falënderuar për dhurimin e donacionittha:  ”Unë, në radhë të parë, dua të falënderoj shtetin mik dhe popullin asutriak për mbështetjen evazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën dhe popullin e Kosovës. Ne sotpo pranojmë një donacion mjekësor nga Viena që do të vihet në shërbim për të ofruar shërbimesa më cilësore për qytetarët tanë.

Për këtë falënderoj kryetarin e Vinenës, Bernhard Bouzek,Ambasadën e Austrisë në Kosovë, që përfaqësohet nga konsullja, znj. Eva Elisabeth Michlits dheCIMIK-un e KFOR-it austriak,që përfaqësohet nga komandanti,  Gabelar Otmar, të cilët kanëpunuar dhe janë angazhuar për të sjellur në spitalin e Prizrenit këtë donacion të dobishëm”, – thadrejtori i spitalit, Dr.sci. Afrim Avdaj,   duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë e thellimit tëbashkëpunimit dhe lidhjes së spiatalit të Prizrenit me spitalet e Vienës/PrizrenPress.com/

donacion 2

Më Shumë

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit