Tashmë prej disa muajsh ka dy dosje në tryezën e Paris Saint-Germain. Kur kontratat e Lionel Messi-t dhe Sergio Ramos të skadojnë në fund të sezonit, a do të rinovohen apo lojtarët do të lihen të largohen, ashtu siç erdhën, me parametra zero.
Kryesia e klubit kryeqytetas ka nisur diskutimet me përfaqësuesit e dy lojtarëve, por për momentin nuk është arritur një marrëveshje dhe veçanërisht në rastin e argjentinasit, pesimizmi sa vjen e forcohet.
Në qendër të negociatave është padyshim dimensioni ekonomik i lojtarit, me parametrat e rinj të Fair Play-t Financiar që prekin edhe klubin parisien.
Por sa fiton Messi? Dhe sa marrin lojtarët e tjerë të PSG-së?
Gazeta prestigjoze franceze “L’Equipe” ka zbuluar së fundmi pagat e lojtarëve të Christophe Galtier për sezonin 2022-23.
Deri më sot, sipas gazetës franceze, Messi merr një pagë mujore bruto prej 3.375 milionë euro ndërsa ajo e Sergio Ramos është 791 mijë e 600 euro.
Megjitatë këto paga janë shumë herë më të ulëta se ajo e Kylian Mbappe. Francezi dominon në renditje me një pagë bruto mujore prej 6 milionë euro.
Në podiumin e lojtarëve më të paguar mes atyre të klubit parisien gjejmë edhe brazilianin Neymar. Sulmuesi i lindur në vitin 1992 pozicionohet përpara mikut të tij Messi me një pagë bruto mujore prej 3.675 milionë euro.
Në përgjithësi, paga mesatare mujore bruto në klub është pak më shumë se 1 milion euro.
10 lojtarët me pagën më të lartë mujore te PSG:
Kylian Mbappe – 6 milionë euro
Neymar – 3.675 milionë euro
Lionel Messi – 3.375 milionë euro
Marquinhos – 1.2 milionë euro
Marco Verratti – 1.2 milionë euro
Achraf Hakimi – 1.083 milionë euro
Gianluigi Donnarumma – 916,000 euro
Sergio Ramos – 791.600 euro
Juan Bernat – 730.000 euro
Nordi Mukiele – 700.000 euro
Presnel Kimpembe – 640.000 euro
Fabian Ruiz – 540 000 euro
Renato Sanches – 540.000 euro
Carlos Soler – 500.000 euro
Hugo Ekitike – 400 000 euro
Albanian Post