Starti më i keq i United në 101 vite, “ngujohet” Ronaldo

Manchester United preku fundit të shtunën teksa Brentford i shkaktoi një humbje shumë të rëndë, një humbje me “poker” golash brenda pjesës së parë.

Dy humbjet radhazi në këtë start të Premier League e kanë bërë atmosferën shumë mbytëse, Erik ten Hag bëhet trajneri i parë në 101 vite histori të klubit që pëson dy humbje në dy sfidat e para.

Turpërimi i pësuar ka detyruar trajnerin Ten Hag t’i hap dritën jeshile largimit të C.Ronaldo-s. Në fakt, që përpara startit të këtij sezoni, dëshira e Ronaldo-s ishte e qartë, kërkonte të largohej nga “Old Traford” teksa nuk pranoi të bashkohej me ekipin gjatë fazës përgatitore.

Veprimi i tij i radhës ishte braktisja e ekipit përpara se të përfundonte miqësorja kundër Rayo Vallecano. Për t’i vënë kapakun këtij vendimi janë dy humbjet e radhës. Ronaldo është shkëputur totalisht nga pjesa tjetër e ekipit, stërvitet në mënyrë të diferencuar ndërsa është parë duke drekuar i vetëm në mensën e klubit.

Kjo nuk është një situatë e lehtë për Ronaldo-n i cili vijon në mënyrë të dëshpëruar të gjejë një skuadër të re. Të shumë janë klubet që kanë refuzuar shërbimet e tij, Inter e Milan ishin të fundit.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit