0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Statistikat e javës: 1955 gjoba dhe 83 urdhëresa të gjyqësorit në rajonin e Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore, ka realizuar aktivitete të shumta gjatë periudhës 14-20 Tetor 2024, në kuadër të planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor”. Aktivitetet përfshinë katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut. Ndërkohë, janë hetuar trembëdhjetë (13) aksidente të komunikacionit me të lënduar dhe tridhjetë e pesë (35) aksidente me dëme materiale. Gjithashtu, janë shqiptuar masa ndalimi për pesë (5) ngasës.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli me qëllim të rritjes së prezencës në terren dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos atyre me fatalitet.

Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave në Rajonin e Prizrenit

Në kuadër të planit operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës 14-18 Tetor 2024, janë realizuar gjithsej 83 urdhëresa për vepra të ndryshme penale. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të punojë për të siguruar realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me këtë rast, policia rajonale falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe i inkurajon ata që të raportojnë çdo informacion në lidhje me personat e kërkuar nga organet e rendit. Qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat e telefonit 192 dhe 029 244 355.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Lajmet e Fundit