10.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Studentëve iu mundësohet hyrja në provime edhe në afatin e prillit

Provimi-pranus-per studentEdhe pse është në kundërshtim me statutin e Universitetit ”Hasan Prishtina”, drejtuesit e këtij institucioni kanë marrë vendim që t`u mundësohet studentëve hyrja në provime edhe në afatin e prillit.

Zyrtarë të Rektoratit e pranojnë se ky vendim është jashtë-statutor, por konsiderojnë se vlerësimi i dijes përmes provimeve duhet të jetë proces dhe jo akt. Edhe studentët thonë se afatet shtesë janë më efektive, pasi kanë mundësi më të mëdha për përgatitjen e lëndëve të caktuara.

Pavarësisht përcaktimit të afateve për provime me statut, studentët e Universitetit të Prishtinës, edhe pse e dinë që është jo statutore, kanë kërkuar edhe afatin e prillit. Sipas tyre, për studentët është më e lehtë që të kenë më shumë afate për të hyrë në provime.

Në Universitetin e Prishtinës, studentët e nivelit të studimeve themelore dhe atyre të shkallës së tretë, master, në bazë të Statutit të këtij institucioni, gjegjësisht nenit 111, pika 2, thuhet: “Afatet e provimeve përfshijnë afatin e dimrit, që është muaji janar; atë të pranverës që përcakton muajin qershor si dhe afatin e vjeshtës, që nënkupton muajin shtator”.

Kërkesa e studentëve që të ketë afat të prillit për provime është aprovuar nga Senati i UP-së. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj. I pyetur se a është bërë shkelje ligjore, në këtë rast, Berishaj konfirmon se nuk është respektuar statuti, por nuk e pranon që kanë bërë shkelje ligjore. Madje, sipas tij vlerësimi i dijes së studentëve, nëpërmjet provimeve, duhet të jetë proces e jo akt.

“provimi të jetë proces e jo akt, ne mund ta konsiderojmë shkelje edhe njërën edhe tjetrën, nuk mund ta quaj shkelje por mos respaktim, por i dy anshëm….me gjënë e parë u ballafaqova këtë dhe nuk mu dokë krejt në rregull, me iu thënë sot nuk ka kur ishin në pyetje studentët, kjo ka shkuar me inercion…”

Sipas zyrtarëve nëpër njësitë akademike, në afatin e prillit, studentët e Universitetit të Prishtinës, mund t’iu nënshtrohen vetëm dy provimeve.

Më Shumë

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Zyrtare: Kosova humb ndeshjen me Rumaninë

Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë. Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur ndeshjen me Rumaninë me rezultat...

Lajmet e Fundit