20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Suhareka i del në ndihmë me tre zjarrfikës Skenderajt

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se një njësi e zjarrfikësve me tre pjesëtarë nga Suhareka janë nisur për në Skenderaj.

Muharremaj ka thënë se kjo njësi do t’i ndihmojë qytetarët atje me pompa thithëse të ujit.

“Njësia e zjarrfikësve me 3 pjesëtarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj. Me automjetin e tyre dhe me pompa thithëse të ujit do t’i ndihmojnë qytetarët atje ku kanë nevojë. Në disa komuna të Kosovës tashmë situata paraqitet e vështirë si rezultat i reshjeve të shumta të shiut.

Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrfikësve, kemi shprehur gatishmërinë tonë që momentalisht t’i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime. Uroj që situata të përmirësohet dhe ta kalojmë me dëme sa më të vogla materiale”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Lajmet e Fundit