14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Suharekë, i dyshuari arrestohet për sulm dhe kanosje

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën në restorantin e viktimës, të njëjtin e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacionin policor dhe ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar. Por , disa orë më pas, i dyshuari kishte kërcënuar viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë.

Policia ka njoftuar se tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një shishe dy litërshe me benzinë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar nga policia për 48 orë.

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Lajmet e Fundit