Suharekë: “Jetimat e Ballkanit” ndajnë mish për 300 familje

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë ndarë nga pesë kilogramë mish për 300 familje të Suharekës të cilat janë në gjendje jo të mirë sociale.

Me këtë rast, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e dhënë.

“E falënderoj shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ e cila ndau nga 5 kg mish për 300 familje të rasteve sociale, të cilat janë shpërndarë sipas listave të Qendrës për Punë Sociale në Suharekë”, ka thënë Muharremaj.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti Halil Kastrati, në vazhdimësi është duke iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, jo vetëm në Kosovës, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit