8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Supremja hedh poshtë ankesën e PDK-së për Rahovec

Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Përmes një njoftimi për media, Kolegji i Gjykatës Supreme ka njoftuar se e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it, transmeton Express.

Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec.

PZAP-i në vendimin e marrë para pesë dite, ka refuzuar ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë në lidhje me rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve dhe ato të LDK-së për Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë. Për këtë refuzim, këto dy parti janë ankuar më pas në Supreme. /Express/

 

Më Shumë

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit