11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Tajvan/ Zhduket avioni luftarak F-16, autoritete në alarm

Gjatë fluturimit trajnues një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Tajvanit është zhdukur nga radarët.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se një prej avionëve luftarakë F-16 është zhdukur natën gjatë fluturimit trajnues.

Avioni trajnues me një person është zhdukur nga radarët rreth 2 minuta pas nisjes dhe nuk ka asnjë lajm për fatin e pilotit.

Për avionin e zhdukur është dhënë urdhri për kërkim gjithëpërfshirës nga ajri dhe deti në zonën që rrethon bazën ajrore në qytetin Hualien.

Avioni pilotohej nga një 44-vjeçar I cili u zhduk nga radari në një lartësi prej rreth 6,000 metrash dy minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Hualien në Tajvanin lindor të martën në mbrëmje.

Ushtria e Tajvanit është goditur nga një varg aksidentesh ajrore këtë vit.

Në janar, tetë zyrtarë të lartë duke përfshirë shefin e shtabit të përgjithshëm u vranë në një përplasje helikopteri.

Pekini ka ushtruar presione ushtarake, ekonomike dhe diplomatike mbi Tajvanin që nga zgjedhja e Presidentit Tsai në 2016, pjesërisht për shkak të refuzimit të saj për të pranuar qëndrimin e tij se ishulli është pjesë e “një Kine”.

Nën Presidentin e SHBA Donald Trump, Uashingtoni autorizoi 18 miliard dollarë shitje armësh në Tajvan, përfshirë 66 gjenerata të reja F-16 dhe platforma të përparuara raketash – shitje që kanë zemëruar Pekinin.

Më Shumë

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit