8.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Të akuzuarit për vrasjen e Reshtanit, përsërisin të njëjtin rrëfim

Prizren-GjykataNë rastin e Reshtanit mbrojtjen e tyre e paraqitën Artan e Hetem Kryeziu, i pari i akuzuar për vrasje dhe i dyti për lëndim të rëndë trupor në përleshjen mes vëllezërve, nipave e dajallarëve të ndodhur para dy vjetësh që shkaktoi vdekjen e Burim Kryeziut. Jonuz Kryeziu nuk u mbrojt, duke thënë se nuk ka çka t’i shtojë deklaratës së dhënë në prokurori.

Artan Kryeziu, i akuzuar për vrasje në bashkëkryerje të djalit të xhaxhait të tij Burim Kryeziut në Reshtan të Suharekës më 2 gusht të vitit 2012, dha të njëjtin version të ngjarjes së rëndë si vëllai i tij Enveri që paraqiti mbrojtjen të mërkurën.

Ai gjatë gjithë deklaratës së dhënë në gjykatë u mundua që ta shfajësojë vetveten dhe familjen e tij, duke thënë se veprimet e tij kanë qenë që të parandalojë më të keqen.

Artan Kryeziu tha se përleshja ndodhi mes djemve të xhaxhait dhe dajallarëve të tyre, ndërsa ai me vëllezërit dhe babanë e tyre u munduan vetëm t’i ndajnë të përfshirët në rrahje.

Për ta bërë më bindëse këtë që thoshte, tregoi se ditën e përleshjes afër Izet Shalës ka parë nënën e të ndjerit Burim Kryeziu duke thënë “më ndihmoni ta shti në bodrum që ta pres”.

Ai tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Prej ngjarjes jam duke e jetuar vetëm 10 për qind të jetës sime, pasi më të ndjerin kam pasur raporte më të mira se më prindin dhe vëllezërit”, u arsyetua Artan Kryeziu në gjykatë.

Mbrojtjen e tij e paraqiti të enjten edhe Hetem Kryeziu, vëllai i Artanit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor që tregoi të njëjtin rrëfim për ngjarjen.

Edhe Hetem Kryeziu tha se përleshja ndodhi mes kushërinjve dhe dajallarëve të tyre, ndërsa familja e tij u mundua ta ndalojë atë.

Në këtë rast për vrasje në bashkëkryerje akuzohen babai, dy vëllezër dhe një nip i Hetem Kryeziut.

Jonuz Kryeziu tha të enjten në gjykatë se për shkak të gjendjes emocionale nuk do ta paraqesë mbrojtjen, ndërsa shtoi se nuk ka çfarë t’u shtojë deklaratave të dhëna në prokurori.

Gjatë seancës, babai i viktimës Nuhi Kryeziu u pa shumë i shqetësuar që njëri nga të akuzuarit Izet Shala ishte liruar nga gjykata, për të shkuar në shtëpi, pasi ishte në rend i fundit për ta paraqitur mbrojtjen.

Gjykata ia sqaroi Nuhi Kryeziut se ata që nuk do të dëshmonin sot në pajtim me mbrojtësit e tyre mund të mos qëndronin në seancë.

Në shenjë proteste Nuhi Kryeziu gjatë tërë kohëzgjatjes së gjykimit qëndroi në korridor të gjykatës.

Kosovare Kelmendi, avokatja e Enver Kryeziut, të akuzuarit që paraqiti mbrojtjen të mërkurën deklaroi se “pas kësaj ngjarjeje është një motiv i madh që është mirë për të gjithë të dalë në shesh”.

Seanca u ndërpre para përfundimit të orarit të punës, pasi disa nga mbrojtësit e të akuzuarve duhej të merrnin pjesë në një seancë tjetër të shpalljes së aktgjykimit.’Gazeta Jeta ne Kosove/

Më Shumë

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është...

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Lajmet e Fundit