17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Të arrestuarit për fajde në Prizren, kërkonin 41 mijë

Katër personat e arrestuar për fajde në Prizren, kanë kërkuar ndaj tre viktimave hiq më pak se 41 mijë euro.

“Të dyshuarit në vazhdimësi kanë kryer vepra penale, ndaj tre viktimave, duke përmendur edhe një shumë parash prej 41 000€”, njofton Policia e Kosovës.

Pas një hetimi të gjatë lidhur me fenomenin e fajdeve dhe kanosjes në Prizren, hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe me miratimin e Gjykatës Themelore, me qëllimin e gjetjes së provave materiale, dje në mëngjes janë kryer tri bastisje në lokacione të ndryshme.

Gjatë bastisjes, policia ka hasë në një armë zjarri të tipit Kallashnikov me katër karikatorë, një pushkë gjahu e prodhimit rus, një pistoletë e llojit “Zastava” me disa fishekë, një boks metalik dhe një veturë e llojit Nisan Morano, që janë sekuestruar.

Në aksion janë sekuestruar edhe disa letra e dokumente të ndryshme me interes për hetimin e rastit.

Katër persona janë shoqëruar për intervistim e më pas janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Policia tregon se provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurat në vazhdim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Lajmet e Fundit