2.4 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Të enjten mund të lirohet Haradinaj

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Ashtu siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodh shkaku i zvarritjes së rastit nga ana e Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgaditur dokumentët e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgadit ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës.

Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të merkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Më Shumë

Ramadan Hoti humbi jetën në aksidentin e Krushës së Madhe

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Krushë të Madhe, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet në magjistralen...

Policia në Prizren shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt...

Lajmet e Fundit