1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Të gjitha rrugët e Rahovecit janë të kalueshme

Bora e cila ka rënë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur problem për qarkullimin e qytetarëve, pasi që kompanitë e kontraktuara nga ana e komunës kanë bërë pastrimin me kohë të borës nga rrugët.

“Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të cilat ende po vazhdojnë nuk kanë paraqitur asnjë vështirësi në qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve”.

“Kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Rahovecit prej orëve të hershme të mëngjesit janë në terren dhe vazhdimisht po kujdesen që të mos kemi vështirësi në lëvizje në asnjë vendbanim të komunës sonë”.

“Kryesorja nga të gjitha është siguria juaj në rrugë, andaj kujdes të shtuar dhe përshtatuni me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit”, ka thënë drejtori Hasan Përboqi.

Më Shumë

Kurti hap fushatën zgjedhore në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren, në një tubim ku u prezantua bashkimi politik...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit