10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Të miturat e këtij qyteti ofrojnë seks për një byrek

Fenomeni i prostitucionit është përhapur gjerësisht në Novi Sad, Serbi, aty ku mund të gjesh punonjëse seksi të moshave 12-13 vjeçare.

Në bazë të burimeve të policisë, thuhet se disa prej vajzave të mitura ofrojnë seks oral në këmbim të një byreku. Siç thonë nga policia e Novi Sadit, ata janë të pafuqishëm, sepse edhe kur i kapin prostitutat e reja, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ato në burgim.

“Praktikisht këto vajza janë të moshës 12 ose 13 vjeçe, të cilat duhet të jenë në shkollë fillore. Ato punojnë për veten e tyre. Pra, ndodh shpesh që klientët e tyre nuk i paguajnë ato, ose edhe i rrahin. Për favore seksuale, mesatarisht, ato duan 500 dinarë (4,21 euro)”, i tha gazetës ‘Informer’, bashkëbiseduesi nga policia.

Sipas tij, policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë, për një byrek dhe një kos.

“Ne kishim një rast që një vajzë e mitur kishte shitur trupin për byrek dhe kos. Është e vërtetë edhe që një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha ai./INA

Më Shumë

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Lajmet e Fundit