22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Telashe të mëdha në LDK

LDK-zyra ne PrizrenNë LDK s’kanë vendosur ende për zv/ministrat dhe pozitat tjera në Qeveri, të cilat i takojnë kësaj partie. Duket se fluksi prej 700 emrave për të siguruar një punë po i sjell telashe serioze kësaj partie.

Zëvendësministrat dhe këshilltarët politik nuk janë caktuar ende nga LDK. Dhe, të paktën tre zyrtarë të lartë të kësaj partie, kanë thënë për Politiko.net se nuk e dinë se kur do të ndodh emërimi i tyre.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, deklaroi se s’ka përgjigje për këtë. As dy anëtarët e Kryesisë së LDK’së, të cilët ishin të përfshirë direkt në bisedimet dhe harmonizimin e marrëveshjes së koalicionit me PDK’në, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu nuk kanë pasur përgjigje për këtë çështje. Haziri tha se nuk është i përfshirë në këtë proces ndërsa Veliu deklaroi se s’mund të flas për këtë çështje.

Atëherë pyetja shtohet se kush duhet të flas dhe kush duhet ta di datën e saktë se kur do të emërohen zv.ministrat nga kjo pari dhe cilët emra duhet të zgjedhën për postet e mbetura të LDK’në në Qeveri?

Në media është raportuar se janë të paktën 700 kandidatë të propozuar nga Degët e LDK’së për të marrë ndonjë pozitë në institucione, gjë që duket ka shkaktuar edhe telashin më serioz për këtë parti që prej arritjes së koalicionit me PDK’në./Politiko.net

Më Shumë

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit