24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Temperatura të ulëta në disa pjesë të SHBA-ve: Seattle, Oregon e Portland shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Temperaturat e ulëta kanë goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetin e Oregon dhe në qytetin e Portlandit, ndërsa qyteti i Seattle ka hapur strehimore për ata që kanë nevojë.

Drejtuesit e qytetit të Seattle njoftuan të enjten se qyteti do të hapë dy strehimore në mbrëmje për të prekurit nga kushtet e rënda atmosferike, duke filluar nga e shtuna deri të paktën të mërkurën, ndërsa pesë strehimore të tilla janë hapur në Portland.

Seattletimes raporton se temperaturat më të larta ditore gjatë javës së ardhshme vështirë se do të arrijnë zeron, ndërsa gjatë natës ato mund të bien nën minus 10 gradë Celsius.

“Kjo nuk është një dukuri e zakonshme. Kanë kaluar vite që kur Shërbimi Meteorologjik i Seattle ka hasur në të dhëna të tilla”, tha Reed Walcott nga Shërbimi Kombëtar i Meteorologëve të Seattle.

Guvernatori i Oregonit, Kate Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten mbrëma që do të qëndrojë në fuqi deri më 3 janar ndërsa deklaroi se “bora që pritet të bie dhe temperaturat konstante nën zero mund të dërgojë në probleme të mëdha trafiku dhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe do të kemi probleme në infrastrukturën e komunikimit”.

Më herët të enjten, kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler dhe presidentja e qarkut Malton, Deborah Kafuri shpallën gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme që do të vazhdojë gjatë të ftohtit të pritshëm shumëditor.

“Shteti ynë ka përjetuar një sërë emergjencash klimatike këtë vit, dhe me ardhjen e një tjetre, u bëjë thirrje të gjithë banorëve të Oregonit që të bëjnë plane me familjet e tyre dhe të jenë të përgatitur për temperaturat ekstreme të ftohta”, tha Brown. /Telegrafi/

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Korrje-shirjet vazhdojnë në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren. Kryetari i Komunës, Smajl...

Lajmet e Fundit