Temperaturat në Kosovë parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.

Sipas institutit, reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit