2.2 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Tentimi i PDK-së ta paraqesë DokuFest-in si sukses të komunës së Prizrenit, acaron organizatorët

Kur aktori Lirak Çelaj doli në debate televizive duke e proklamuar vetën si kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ai u mor me Prizrenin duke ia vënë komunës së udhëhequr nga PDK-ja, meritat për suksesin e festivalit Dokufest. Këtë e bëri më vonë edhe vet Komuna duke e quajtur vetën bashkëorganiztore. Por kështu nuk mendojnë vet organizatorët…

Një nga themeluesit e teatrit “Oda” në Prishtinë, aktori Lirak Çelaj, mori kulturën, si temë të parë në diskutimet e tija publike nëpër media sa i përket kandidaturës së mundshme të tij për kryetar të Prishtinës, nga radhët e PDK-së.

Çelaj nisi të kritikoj komunën e Prishtinës që nuk ka bërë asgjë për kulturën dhe zhvillimin e festivaleve artistike, dhe në të njëjtën kohë i vuri merita komunës së Prizrenit, e cila drejtohet që dy mandate nga PDK-ja, për suksesin e festivalit Dokufest.

Çelaj tha në Interaktiv të KTV-së se Komuna e Prizrenit e ka bërë këtë festival të madh ashtu sikurse është tash, në mesin e 15 festivaleve më të njohura në Evropë.

Por bash për këtë vit, Komuna e Prizrenit, ka vendosur që të ulë buxhetin për këtë festival, duke i dhënë vetëm 10 mijë euro buxhet. Krahasuar me vitet e kaluara ku buxheti ka pasur më shumë sesa 15 mijë euro.

Por arsyetimi i Komunës së Prizrenit për këtë ulje nuk kaloj pa e përmendur faktin e marrjes së meritave për festivalin.

Zëdhënësi i kësaj komune tha për Kohën Ditore, të martën, se fakti që Komuna e ndihmon festivalin me logjistikë, e bënë atë bashkorganizatore të festivalit.

Por, i gjithë ky tentim i drejtuesve të PDK-së për ta paraqitur festivalin si sukses të tyre, për drejtuesit e festivalit është absurd.

“Dokufesti ia paguan Komunës çdo vit 500 euro shtesë për mbeturina, me arsyetimin se DOKUFEST-i sjellë shumë njerëz në qytet, e ata prodhojnë shumë mbeturina dhe si rrjedhojë faturën duhet ta paguajmë ne”, thotë Veton Nurkollari, një nga themeluesit e festivalit dhe drejtor artistik i tij, për Insajderin.

Ai tregon se DOKUFEST-i paguan edhe qera Komunës së Prizrenit, rreth 4 mijë euro në vit.

“Komuna, DokuFest-it ia faturon hapësirat publike! Kjo është e pa precedent edhe praktikë që unë nuk kam pa askund! Me atë logjike edhe shitësit ambulantë janë sukses i Komunës!”, thotë Nurkollari.

Nurkollari thotë se DokuFest-i do të ishte i lumtur ta ndante suksesin me një Komunë që e mbështetë dhe e sheh suksesin e DokuFest-it si të tij por “Komuna e Prizrenit fatkeqësisht nuk është e tillë”.

“Përvetësimi i suksesit të dikujt tjetër dhe me fakte diskutabile po behët normë në Kosovë dhe ne nuk çuditemi që ky fenomen po adoptohet edhe nga funksionar të lartë të PDK-së”, ka thënë Nurkollari, për Insajderin.

E sipas, Agron Demit, ish-drejtor i Institutit GAP, që ka bërë analiza mbi të hyrat që DokuFest i sjellë Komunës së Prizrenit, shuma që e kanë nda kjo Komunë është shumë e vogël për një festival të tillë.

Llogaritet se DokuFest i sjellë mbi 4 milionë të hyra Komunës së Prizrenit.

Ai tha se nuk ka dëgjuar deklaratat e Çelajt dhe të Komunës së Prizrenit, por ato i duken pa asnjë lidhje.

“Nuk besoj që DokuFest do të pranonte me qenë bashkorganizator edhe nëse Komuna e Prizrenit do t’i kish mbuluar shpenzimet e DokuFestit-t”, tha Demi.

Dokufest sjellë çdo vit në Prizren me qindra kineastë nga e mbarë bota dhe mbi 10 shikues në disa kinema të shpërndara nëpër qytet. Dyfishi i shikuesve në kinema, është ai i vizitorëve gjatë kohës së mbahet Dokufest-ti teksa kostoja e shpenzimeve të tyre gjatë qëndrimit një ditor llogaritet të jetë nga 4 deri në 11 euro për person. /Insajderi.com

Më Shumë

Arrestohet shtetasi turk në Prizren,dyshohet për sulm fizik ndaj një femre

Një shtetas turk është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka ushtruar një sulm fizik ndaj një femre kosovare. Policia e Kosovës ka njoftuar se...

Arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve në Prizren, sekuestrohet një veturë dhe gjësende tjera

Tre persona janë arrestuar të martën pasi gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objekete përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë...

Lajmet e Fundit