13 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Terapia për sëmundjet malinje do të shpërndahet një herë në muaj në Prizren

Një mjek dhe një infermier nga Klinika e Onkologjisë një herë në muaj do ta bëjnë shpërndarjen e terapisë së tabletave për pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Klinika e Onkologjisë për herë të parë nga ky muaj ka filluar shpërndarjen e terapisë së tabletave për pacientët e rajonit të Prizrenit. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, ka thënë se shpërndarja e terapisë së tabletave për pacientë të rajonit të Prizrenit do të jetë një lehtësim për ta që të mos kenë nevojë të vijnë në Prishtinë.

“Për herë të parë ka filluar shpërndarja e terapisë së formave të tabletave për mjekimin e sëmundjes së kancerit të gjirit dhe prostatës. Një herë në muaj, një mjek dhe një infermier nga Klinika e Onkologjisë do të bëjnë kontrollin e pacientëve dhe do të marrin terapinë e tabletave nga barnatorja e Prizrenit. Dhe pastaj gradualisht me kohë, do të kenë mundësi të marrin edhe disa forma të tabletave ose infuzioneve”, ka thënë Ilir Kurtishi.

Ndërsa shefi i barnatores qendrore në Prizren, Muharrem Rama, ka thënë për Radio Kosovën se deri më tani janë furnizuar me katër lloje të barërave për pacientët me sëmundje malinje dhe se shpërndarja e terapisë do të bëhet nga onkologët që vijnë nga Prishtina.

“Vizitat e pacientëve të rajonit të Prizrenit që bëhen në Prishtinë i marrin terapitë këtu, sepse onkologët e dinë terapinë për secilin pacient. Ata e sjellin në barnatore te ne dhe pastaj stafi mjekësor e tërheq terapinë e cila jepet në ambulancën specialistike nga onkologët që vijnë nga Prishtina për ta shpërndarë terapinë”, ka thënë Rama.

Ndërkaq në Kosovë, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë evidentuar mbi 900 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja është rritur për 15%./ Radio Kosova

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit