2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Thaçi: BE po fyen kosovarët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar edhe një herë për vonesat që i bëhen Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur provokim nga lidershipi në Bruksel – të cilët, sipas tij, duhet t’i japin fund trajtimit diskriminues ndaj Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, ai ka deklaruar se Kosova ka 111 njohje dhe është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj BE-së për nënshkrimin e MSA-së”.

“Por, dua të them me përgjegjësinë më të lartë, sepse kemi kemi punuar për gjithë këto vite, që na takon e drejta të trajtohemi si europianë”.

Thaçi ka shtuar se këto vonesa të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën janë një provokim i rëndë dhe mungesë e vullnetit politik të lidershipit në Bruksel.

“Institucionet qëndrore dhe lokale kanë implementuar të gjitha kriteret e kërkuara. Është marrëzi të shtyhet ky proces, qoftë edhe për disa ditë, lere më për disa javë”.

“Qytetarët dhe institucionet janë lodhur me premtime shterpe. Këto vonesa janë të padrejta për Kosovën, por në të njëjtën kohë mund të nxisin reagime dhe përsëri të mbetemi fajtorë”.

“Mosnxjerrja e raportit të Kosovës për liberalizmin e vizave është fyerje direkte që u bëhet qytetarëve të Kosovës. Qytetarët kanë të drejtë ta ngrisin zërin e protestës për këtë vonesë”, ka deklaruar Thaçi.

Më Shumë

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit